Për 4 muaj e pak ditë ishin brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
E kemi fjalën për ‘Big Brother Vip Albania’, shkruan nzoom.biz.
Në fund mbetën 5 finalistë ku 2 prej tyre u eleminuan gjatë spektaklit.
Ishte Meritoni i cili mori vendin e pestë, duke u pasuar nga Heidi.
Nga treshja e fundit Juli-Egla-Romeo, ky i fundit u largua duke hequr dorë nga 100 mijë euro.
Dyshja që bëri bujë sidomos për debatet e shpeshta e me tone të larta ishin padyshim Julian Deda dhe Egla Ceno.
Kjo e fundit u shpall fituese duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /nzoom.biz/