spot_img
6.7 C
Pristina
22/11/2024

Flokë të thinjura në moshë të re, shenjë fisnikërie apo problem serioz shëndetësor?

Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie.

Por, ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe, shkruan nzoom.biz.

Rrënjët e flokut kanë qeliza pigmentuese të cilat prodhojnë melaninë, kjo substancë është përgjegjëse për lëkurën e flokut.

Në mungesë të pigmentit, flokët e reja kanë nuanca të çelëta të grisë, argjendit apo të bardhës e në momentin që rrënja e flokut resht së prodhuari melaninë, dalin thinjat.

Thinjat mund të dalin papritur për arsye të ndryshme, në disa raste floku zbardhet për shkak të stresit, por në përgjithësi bëhet fjalë për diçka gjenetike.

Nëse prindërit kanë pasur thinja në një moshë të caktuar, edhe ju do të ndiqni të njëjtat hapa, mosha mesatare e shfaqjes së thinjave është tek të 30-at.

Megjithatë, ka njerëz që thinjen më shpejt, madje që në moshën 20 vjeçare.

Thinjat mund të dalin edhe si pasojë e mungesës së vitaminës B12, ndonjë problemi të trashëgueshëm, tiroides e të tjerë.

Stresi është shkatërrimtar për flokun. Ai ndikon në rënie dhe kur flokët e rinj të dalin do të kenë ngjyrë gri, edhe duhanpirja është një fenomen që ndikon organizmin nga koka tek këmbët. Njerëzit që pijnë duhan janë 3 herë më të predispozuar të thinjen para se të mbushin 30 vjeç.

A duhen shkulur thinjat?

Gjyshet na paralajmëronin se nëse do të shkulnit një thinjë, tre të tjera dalin menjëherë në vend të saj e kjo është shkencërisht e pamundur.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’i shkulni thinjat, në gjë është e sigurt: një tjetër do të dalë në vend të saj.

Brishtësia e flokut

Flokët e thinjur janë më të hollë se kanë humbur shtresën e nevojshme që i mbron nga uji, rrezet ultravjollcë, dielli, lagështia, apo nxehtësia, floku i thinjët është më i thatë dhe shumë më i brishtë.

Ushqimet që duhet të konsumoni kundër thinjave

Ushqimet që janë të pasura me bakër, zink, hekur, vitaminat B, acidet yndyrore Omega-3, acid folik dhe barishtet janë shumë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e thinjave.

Trajtimet për flokët e thinjur

Nëse nuk doni t’i lyeni flokët, mund të ndryshoni stilin për të fshehur praninë e fijeve të bardha, mund të bëni trajtime kozmetike për ushqyerjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.

Në të kundërt, mund t’i lyeni me një ngjyrë më të çelët dhe nuanca e flokët për të patur një tranzicion më të butë ngjyrash. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news