spot_img
3.7 C
Pristina
22/11/2024

Si ta hiqni çamçakëzin nga flokët?

Çamakëzi i ngjitur në flokë paraqet katastrofën e cila përfundon me lot, me shkuarje pa dëshirë te floktari dhe me qethje të paplanifikuar flokësh.

Ne do ju tregojmë metodat natyrale se si ta hiqni.

Metoda me shkumën e flokëve

Qitni sasi të mjaftueshme të shkumës për mbulimin e gjithë xhufkës së flokëve në të cilën është ngjitur çamçakëzi, krihni flokë me krehër dhe do ta largoni çamçakëzin nga flokët.

Metoda me vajin e ushqimit

Qitni cilindo vaj ushqimi (të ullirit në çamçakëz, lini të qëndrojnë 2-3 minuta e pastaj krihni butësisht flokët që të eliminoni mbetjet e çamçakëzit, lani flokët me shampon.

Metoda me akull

Qitni akull në çamçakëz e mbani 15 minuta.

Kjo ndihmon nëse më parë njomni flokët në ujë të njelmët, hiqeni çamçakëzin. Do duhej të ngurtësohej mjaftueshëm që të mund ta tërhiqni nga flokët pasi ta keni mbajtur nën akull.

Metoda me vazelinë

Lyeni vazelinë përreth zonës së flokëve të ngjitura, përdorni krehër me dhëmbë të rrallë. Me krehje eliminoni, sa më shumë vazelinë nga flokët, lani flokët me shampon.

Metoda me alkool

Fërkoni alkool në xhufkë të flokëve – çamçakëzi duhej të binte në afat prej një apo dy minutave, lani flokët me shampon.

Metoda me losion për duar dhe lëng për shpëlarje të gojës

Fërkoni losionin në zonën e flokëve të mbuluar me çamçakëz. shpërlani me lëng.

Metoda me majonezë

Fërkoni majonezë në xhufkën e flokëve të ngjitura me çamçakëz dhe shpëlani flokët.

Metoda me pastë të dhëmbëve

Qitni pastë të dhëmbëve në madhësi të kokrrës së bizeles në flokë derisa çamçakëzi të fillojë të hiqet e pastaj llani flokët me shampon. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news