Periodat një herë në muaj janë mjaftueshëm, por ndodh që disa gra dhe vajza e përjetojnë ndjesinë e tyre edhe më shpesh.
Një fenomen i tillë, bëhet shkak për t’u shqetësuar, pasi nga çka dimë, cikli menstrual ndodh çdo 28 ditë dhe zgjat nga 3 deri në 7 ditë, shkruan nzoom.biz.
Ka gra të cilave ky cikël u ndërpritet për t’i rinisur, ose ndonëse cikli i rregullt ka mbaruar përballen me një tjetër cikël brenda një kohë të shkurtër.
Çka thonë mjekët specialistë për këtë? A është normale të ndodhë?
Duhet të kuptoni ndryshimin mes njollave dhe menstruacioneve. Ashtu si nga vetë emri, njollosja është më pak gjak sesa do të shihni gjatë ciklit të rregullt menstrual. Njollat kafe mund të jenë shenjë e shtatzënisë, mund të lidhen me ovulimin si me dhimbjet pas seksit.
Hormoni i stresit, cortisol-i, ndikojë në funksionimin e vezoreve, gjë që mund të rezultojë në fillimin e menstruacioneve më herët ose më vonë, në zgjatjen. shkurtimin e ciklit apo intensitetin e hemoragjisë që keni. Një arsye tjetër pse shihni gjakderdhje të pazakontë pas ciklit janë ilaçet që keni përdorur. Sidomos, pilula për parandalimin e shtatzënisë shkakton hemoragji pasi e përdorni për herë të parë.
Nëse ju ndodh që të keni perioda brenda ciklit 28 ditor, me siguri ka diçka që s’shkon dhe kërkon trajtim. Ekspertët thonë se nuk është normale të përjetoni dy herë gjatë muajit ciklin, prandaj takimi me një mjek gjinekolog është i nevojshëm.
Ka një numër arsyesh pse ndodh ajo, nisur nga infeksionet vaginale, polipet e qafës së mitrës, të mitrës, çrregullimi hormonal, shtatzënia, apo përdorimi i kontraceptivëve. /nzoom.biz/