Sot nga ora 17:00 do të luajnë dy ekipe të forta, Prishtina dhe Drita do të takohen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Kjo ndeshje pati mbetur nga xhiro e dytë ngase u anulua njëherë për klubi nga Gjilani kishin angazhime në garat evropiane, shkruan nzoom.biz.
Skuadrat në fjalë ndodhen në pjesën e epërme të tabelës derisa Prishtina synon që të marrë fitoren e dytë radhazi ku do të barazohej me dy liderët Ballkanin dhe Malishevën.
Në anën tjetër, Drita ka fituar në dy sfidat e fundit e kërkon tre pikët sot në mënyrë që të marrë lidershipin në Albi Mall Superligë.
Drita dhe Prishtina u përballen edhe një javë më parë në Gjilan, ku gjilanasit triumfuan me rezultat të thellë 3-0. /nzoom.biz/