Top Channel siguron pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë.
Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.
Po ashtu, ka pozuar “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë e shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.
Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën.
Ndërkohë ditën e djeshme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.