Kanë filluar performancat LIVE në festivalin e “Kënga Magjike 2024”.
E, gjatë natës së mbrëmshme ndodhi një ngjarje shumë e këndshme, shkruan nzoom.biz.
Një moment i papritur e ktheu skenën në një ngjarje të paharrueshme për publikun në Pallatin e Kongreseve. Një i ftuar surprizoi të gjithë të pranishmit duke bërë një gjest që preku zemrat e të gjithëve: me një unazë në dorë, ai i propozoi partneres së tij për martesë, përpara mijëra spektatorëve.
E emocionuar, ajo pranoi menjëherë, duke shkaktuar ovacione të fuqishme nga publiku.
Ky episod i eçantë i dha festivalit një dimension më njerëzor dhe tregoi se “Kënga Magjike” nuk është thjesht një skenë muzikore, por edhe një vend ku emocionet marrin jetë në mënyrat më të papritura. /nzoom.biz/