spot_img
10.1 C
Pristina
12/03/2025

Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me pushtetin?

Në ditët e sotme është një fenomen i jashtëzakonshëm, por Big Brother fsheh një origjinë të mistershme që pakkush e di.

Spektakli u krijua për herë të parë më 1997 në Holandë nga producenti John de Mol, me programin që u transmetua për herë të parë në vitin 1999, shkruan nzoom.biz.

Por, nga erdhi inspirimi dhe cili është misteri që fsheh ky emërtim?

Emri është frymëzuar nga vepra klasike e George Orwell “1984”. Një trillim distopian që flet për regjimin totalitar të Oqeanisë, i sunduar nga figura enigmatike “Big Brother”.

Në këtë libër koncepti i Big Brother shërben si simbol i shtetit autoritar, ku qeveria ushtron kontroll mbi çdo aspekt të jetës së qytetarëve, duke përfshirë mendimet dhe bindjet e tyre.

Foto: Libri “1984” i George Orwell që frymëzoi formatin Big Brother

Shteti përdor teknologji të avancuar për të monitoruar sjelljen e njerëzve, nëpërmjet teleekranëve, mikrofonave të fshehur dhe spiunëve. Për ju që keni dëgjuar shprehjen “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, duhet ta dini se rrjedh nga ky libër, një shprehje e cila është e ngjitur në posterë të këtij shteti totalitar imagjinar, duke u kujtuar qytetarëve se veprimet dhe fjalët e tyre po vëzhgohen.

Prezenca e një Big Brother shërben për të futur frikën e për të shtypur jetën njerëzore, ky koncept i vëzhgimit të vazhdueshëm ndikoi në idenë e reality shout, pra vendosjes së garuesve nën mbikëqyrje në 24/7, si pjesë e eksperimentit social por dhe të realizmit të një spektakli televiziv.

Mbi 70 vende të botës morën të drejtat ekskluzive për ta realizuar formatin e Big Brother, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news