spot_img
6.4 C
Pristina
19/04/2024

Pika e fortë e LDK-së: Femrat e zonja! Njihuni me Ardiana Boçaj, kandidate për asamble komunale

Vajzat e reja çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se mund të jenë udhëheqëse të zonja.

Një rast i ngjashëm është edhe i Ardiana Boçaj e cila vjen nga Prizreni, shkruan nzoom.biz.

Ajo është kandidate potenciale nga radhët e LDK-së për Komunën e Prizrenit në garat e zgjedhjeve lokale që do mbahen të jetë Asambleiste.

Në llogarinë e saj në Facebook, Ardiana hodhi një postim ku i dha të gjitha detajet rreth kësaj gare.

Përndryshe, Znjsh. Boçaj ka të përfunduar dy fakultete atë të gjuhës dhe letërsisë angleze dhe psikologjisë e po ashtu ka përgatitje profesionale edhe në sferat tjera.

Krahas angazhimeve që ka, tani është mobilizuar që të merret me fushën e politikës ngase sipas saj vendit i duhen femrat të cilat do krijojnë kështu një barazi në shoqëri dhe kontributi i tyre është i nevojshëm.

Andaj, ajo është gati për sfidën e radhës dhe fton qytetarët e Prizrenit ta votojnë atë për ndryshime pozitive në këtë komunë. /nzoom.biz/


(Artikull i sponzorizuar)

spot_img
LAJMET E FUNDIT
Related news