spot_img
9.2 C
Pristina
15/10/2024

Këto gjëra nuk duhet t’i bëni sonte për Vitin e Ri

Nata e Vitit të Ri festohet në të gjithë botën.

Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë besëtytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë.

Disa besëtytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa i kemi huazuar nga vendet tjera, por shumë njerëz i respektojnë, besojnë se disa prej tyre kanë lidhje me gjërat që u ndodhin.

Cilat janë besëtytnit që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve e cilat janë gjërat që s’duhet të bëjmë natën e ndërrimit të viteve, se mund të sjellin fat të keq?

Viti i Ri nuk duhet t’ju gjejë me borxhe

Shumë mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.

Mos e mbaroni të gjithë pjatën

Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00.

Mos i prisni bananet

Mendohet se sjellin fat të keq. Nëse i keni në shtëpi, mos i prisni dhe as mos i konsumoni natën e Vitit të Ri, lërini për të nesërmen (Nëse jeni supersticiozë).

Ushqime tjera që duhet të evitohen janë gjërat me krahë, si pula, pasi mendohet se fati fluturon tutje nëse i konsumoni. Nuk duhet të konsumohet arragosta, duke qenë se ajo ecën mbrapsht dhe njësoj mund të të ecë fati juaj vitin që vjen. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news