Bledi ka lënë papritur rrugëtimin nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Albania 2’.
Që në nisje të spektaklit Bledi tha se ka një surprizë për Kiarën, duke vendosur të lërë garën në mes për të mos ndarë çiftin, shkruan nzoom.biz.
Bledi argumentoi se nëse publiku ka vendosur të dalë Kiara, situate në shtëpi agravohet për shkak të Luizit, dhe ky argument nuk u prit mirë nga çifti, pavarësisht se vlerësuan gjestin e tij.
Për shkak të prishjes së televotimit i cili ishte i hapur prej tre ditësh, Bledi e ka të pavlefshme biletën e kthimit. Arbana Osmani është shprehur se kompanitë telefonike rimbursojnë të gjithë shqiptarët që kanë votuar.
Kjo është një situatë që s’ka ndodhur më parë në ‘Big Brother’, është dëm i jashtëzakonshëm ndaj produksionit, i pallogaritshëm pasi dihet qe këtë vit ka pasur interes të jashtëzakonshëm për këtë format dhe dihet konkurentet lidhin një kontratë, me shumë mundësi Blendi penalizohet e hidhet ne gjyq për këtë dëm ekonomik ndaj produksionit.
Bledi: Mendoj se qëndrimi i Kiarës në shtëpi do jetë hekurudhë në ditët finale. Nuk është moment i duhur të ikë Kiara. Situata në shtëpi është e tensionuar. I kërkoj ndjesë publikut dhe Vëllait të Madh.
Luizi: Me hyrjen e Bledit e shihja si një djalë me energji. Me shumë informacion për ne. Nëse Bledi ikën dhe përdor këtë arsye unë nuk do të them që ja di për nder. Në lojë nuk më ka falur asnjë askush. Kam ardhur vetë deri këtu. E quaj të dobët Bledin nëse e merr këtë vendim.Tërhiqe mbrapsht atë që the. Publiku ta vendos.
Largimi i Bledit ka prishur planet e produksionit që e futi gazetarin në shtëpi për ta kundërvënë ndaj Luizit dhe për të qenë rivali i tij kryesor. Me largimin e Bledit, Kiara e Luizi janë pa frikë dy finalistët e parë. Sepse Kiara rrezikonte më shumë se kurrë për të lënë shtëpinë, falë “dhuratës” së Bledit e ka rrugën para dhe bashkë me Luizin nuk ka gjë që i ndalon drejt finales së madhe. /nzoom.biz/