Juliana Nura shkroi histori duke qenë finaliste e ‘Big Brother Vip Kosova’.
Ajo mori vendin e tretë e po ashtu fitoi zemrat e publikut, shkruan nzoom.biz.
Bukuroshja kosovare u mbështet fuqishëm nga mikesha e saj e ngushtë Ledi Vokshi.
Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli ku nuk munguan as rrëfimet për sfidat dhe vështirësitë e saj drejt hapjes së bizneseve që këngëtarja e dikurshme tanimë i posedon.