Vetëm 4 muaj pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri e ka filluar një romancë të re.
Ajo dhe Kreshnik Gjergji janë në një lidhje dashurie, shkruan nzoom.biz.
Veç 4 muaj pas ndarjes nga Geek, Dafina na prezanton të dashurin e ri
Por, kush është në realitet partneri i këngëtares më aktive të momentit?
n’ZOOM ka hulumtuar dhe ka mësuar se ai është një biznesmen i cili ka të hapura disa biznese që sigurisht janë fitimprurëse.
Një sipërmarrës si Kreshniku, i ka të regjistuara deri tani 3 biznese ku i ka deklaruar diku rreth 41 mijë euro.
Përndryshe, Dafina e bëri publike lidhjen me këtë fotografi dhe të menjëhershme ishin reagimet e njerëzve.