Nëse deri më tani keni fjetur me çorape gjatë natës, na lini t’ju themi se keni vepruar gabim.
Është mirë ta bëni nëse keni ftohtë, por mos e bëni shpesh, se ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë disa infeksione të lëkurës, shkruan nzoom.biz.
Çorapet i mbajnë këmbët të ngrohta, gjë që mund ta rrisë qarkullimin e gjakut.
Nëse mbani çorape për një kohë të gjatë, efekti është i kundërt, rrjedha e gjakut zvogëlohet. Kushtoni vëmendje llojit të pëlhurës nga janë bërë çorapet tuaja.
Materialet sintetike, si poliesteri ose najloni, nuk janë të rehatshme në lëkurë e nuk lejojnë që këmbët të marrin frymë. Djersitjet e natës janë të zakonshme e nëse flini nën mbulesa të rënda, mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë krijon terrenin perfekt për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.
Nëse disa substanca të forta, si ngjyra dhe rrëshira, që janë përdorur për të bërë çorape, shanset janë të larta që të zhvilloni acarim dhe skuqje.
Nëse shiritat elastikë që mbajnë çorapet në këmbë janë shumë të ngushta, mund të zgjoheni me shenja të dhimbshme dhe të kuqe. Ashtu si çdo veshje e ngushtë, çorapet me shirita elastikë të ngushtë mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut duke shkaktuar ënjtje.
Kur pushoni natën, trupi vazhdon të punojë e shumë gjëra ndodhin. Temperatura e trupit ndryshon gjatë natës e flemë më mirë kur jemi më të freskët.
Nëse mbathni çorape që nuk janë prej pëlhurash që marrin frymë, temperatura e trupit rritet dhe t’jua shqetësojë gjumin. /nzoom.biz/