spot_img
-0.4 C
Pristina
22/11/2024

Ekskluzive: Lufta për prezantimin e ‘BBVA’, Arbana kërkoi 600 mijë euro për vete dhe Eduartin

Edicioni i 3-të i ‘Big Brother Vip Albania’ nis edhe pak ditë.

n’ZOOM në episodat e kaluara ju pati njoftuar se me 13 janar pritet të fillojë ky format që shikuesit e presin me padurim, shkruan nzoom.biz.

E, duke e ditur impaktin që këto Reality Show kanë, sigurisht që shtohet edhe kurioziteti i masës për t’i kuptuar detajet nga përgatitja e produksionit.

Në mediat rozë prej muajsh ka qarkulluar lajmi që Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuese e ‘BBVA’.

Madje, thuhet se ajo u zëvendësua nga Ledion Liço, bashkëshorti i Sara Hoxhës.

Krisja e Arbanës me drejtuesit e Top Channel u konfirmua kur ajo hoqi Ledionin nga lista e miqve që ndjek në Instagram.

Të menjëhershme ishin reagimet e audiencës se mos Bana do të largohet nga ky medium së bashku me regjisorin e ‘BBVA’, Eduart Grishaj.

Ky i fundit është burri i Arbanës dhe dyshja kanë vendosur të heqin dorë nga ky format.

n’ZOOM nga burime pranë çiftit më të njohur të showbizit shqiptar ka mësuar se Arbana krisi raportet me Top Channel për shkak të pagës mujore dhe përqindjes nga sponzorët.

Prezantuesja Osmani i pati disa takime ku i ‘detyroi’ drejtuesit e televizionit që ta shqyrtojnë mundësinë për bashkëpunim por pa sukses.

Ndoshta mund të ju duket e pabesueshme por del të jetë e vërtetë.

Për 3 muaj sa zgjat aventura e ‘BBVA’, ajo ka kërkuar hiç më pak se 300 mijë euro por jo vetëm.

300 mijë Arbana, 300 mijë regjisori Eduard

Pra, nëse bëjmë llogaritje shtëpia e tyre nga janari deri në prill do t’i ketë edhe 600 mijë euro shtesë.

Kuptohet nëse Top Channel e aprovon këtë kërkesë.

Përndryshe, edhe viteve të kaluara thuhet se Arbana ishte mollë sherri mes produksionit dhe Luana Vjollcës ku kjo e fundit u tërhoq nga televizioni duke kaluar në Klan. /nzoom.biz/

LAJMET E FUNDIT
Related news