TikTok-u na prezanton çdo ditë me risi dhe disa prej tyre, shkojnë përtej të qenit trend, sepse lidhen me një mënyrë të menduari.
Prej javësh po flitet shumë për “teorinë e bukës së djegur” (“burnt-toast theory”).
Kjo teori përshkruan idenë si një gjë aq e vogël sa buka e djegur mund të të ketë shpëtuar jetën ose të ketë sjellë një gjë të mirë pas.
Fakti se u vonove 5 min për të pjekur një tjetër copë buke, të shpëtoi nga një aksident, ose ato 5 minuta mundësuan takimin me një mik të vjetër apo fillimin e një historie dashurie.
“Teoria e bukës së djegur” po përdoret si një metaforë për të treguar se një problem i vogël po të shmang probleme më të mëdha ose po të sjell të mira pa e kuptuar.
Në TikTok, njerëzit po e përdorin këtë teori për të treguar historitë e kujtuar se gjithçka e keqe e ka një të mirë, thjesht duhet të besosh te procesi.
Psikologët thonë se kjo teori bëhet pjesë e jetës e besohet se ka aftësinë të japë kontribut të mirë, sepse nxit të menduarin në mënyrë pozitive edhe kur jeta të përball me sfida.