Në vazhdën e aktiviteteve për nder të Ditës së Dëshmorëve, është hap ekspozita “PoDuArtColony”.
Për organizimin e kësaj ngjarje kulturore u zhvillua një, koloni arti për tri ditë në fshatin Orllan, organizuar nga profesoresha e artit Dije Bllaca.
Në këtë koloni të artit morën pjesë 19 piktorë nga e gjithë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veirut, ku pas tre ditësh punë ata shfaqën pikturat e tyre në ekspozitën e hapur në ambientet e Galerisë së Arteve.
Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Kulturë, Rinisë dhe Sportit Vlora Humolli-Jashanica dhe drejtorë të tjerë komunal.
Kryetari Bulliqi i uroj piktorët për punën e realizuar gjatë qëndrimit në Orllan, si dhe i siguroj ata se mbështetja institucionale për fushën e artit pamor nuk do të mungojë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj nga ora 11:00 deri në 16:00.