Nostalgjia na kthen pas në vite dhe për shumë prej nesh, mosha rreth adoleshencës apo të njëzetave është ajo plot emocione, më e shkujdesura dhe pa shumë përgjegjësi.
Të jemi të sinqertë, kanë qenë vite që kanë kulmuar edhe në aspektin fizik, apo jo?
Por, nuk ka vend për trishtim apo pezimizëm! Fakti që mund të mos jeni më 20 vjeç nuk do të thotë se nuk jeni më të lumtur dhe nuk keni një jetë tuajën.
Sipas një studimi zbulohet se vitet më të lumtura në jetën e njerëzve janë në fillim të tridhjetave, veçanërisht mes moshës 30-34 vjeç, përfundimi erdhi nga një hulumtim i cili anketoi qindra persona rreth 50 vjeç nga 13 shtete të ndryshme të botës.
Pjesëmarrësve i’u kërkua të reflektonin se kur ndiheshin më të lumtur, qoftë në fëmijëri, adoleshencë apo moshë madhore.
Studiuesit zbuluan se shumica theksuan se të tridhjetat e tyre ishin kulmi i lumturisë. Sipas profesorit spanjoll, lidhet me faktin se kjo moshë, mes 30-34 do të thotë një konfirmim i plotë nga ana profesionale, private, të ardhura më të mira, familje, fëmijë etj.
Por, ky studim nuk do të thotë se lumturia vjen vetëm në të tridhjetat. Dihet, jeta ka uljet dhe ngritjet e veta, mund të jeni po aq të lumtur të njëzetat, të tridhjetat a dyzetat tuaja, nëse të gjithë do ta përjetonim jetën në të njëjtën mënyrë, bota do të ishte e mërzitshme.
E për ata që kanë frikë të mbushin 30 vjeç, merreni këtë si një shenjë pozitive! /nzoom.biz/