Për adhuruesit e futbollit e kemi një lajm të bukur.
Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve dhe do të përballet me Lituaninë, njofton nzoom.biz.
Loja pritet të nis nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe ky do të jetë takimi i tretë mes dy kombëtareve, kundërshtarët e sotëm të Kosovës janë të fundit në grupin 2 të Ligës C me zero pikë, pritet një fitore e të përzgjedhurve të trajneri Franco Fodas.
Përdryshe, Kosova është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Rumanisë në minutat shtesë të saj dhe në sfidën e fundit që ishte zhvilluar mes tyre në Kauans kishte triumfuar Kosova me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Edon Zhegrova. /nzoom.biz/